Sezoni i ri turistik gjen Sarandën me shëtitore të re! Debat për pishat, qytetarët: Duam palma

28 Mars 2021, 16:33

#reportTV #lajmeshqip #lajme Mbjellja e pishave në shëtitoren e rikonstruktuar të qytetit bregdetar të Sarandës ka ngjallur debate në rrjetet sociale mbi përshtatjen e pemëve me klimën e qytetit. Qytetarët janë të ndarë në pro dhe kundër pishave! Disa prej tyre mendojnë se janë më të përshtatshme palmat. Burime nga Bashkia e Sarandës thanë për Report TV se lloji i pemëve dekorative është përcaktuar nga studio projektuese. Duke marrë parasysh se palmat përballeshin me tharjen si pasojë e buburrecit të kuq, nga specialistët u mendua mbjellja e pishave si një pemë më e rezistueshme dhe me gjelbërim më të madh. Lidhur me punimet, zyrtarët e bashkisë thanë se ato përfundojnë në fund të muajit prill dhe sezoni i ri turistik do ta gjejë Sarandën me pamje të ndryshuar.