Sfida me Tiranën, trajneri serb: Jemi gati për çdo skenar, s'kam presion, këtu ka shumë tifozë të Interit

24 Gusht 2020, 20:42

Trajneri serb i Cervena Zvezdës, Dejan Stankovic u shfaq i qetë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me bardheblutë në Tiranë. Tekniku u fokusua vetëm brenda fushës duke iu shmangur komenteve politike. "Unë kam ardhur të luaj futboll dhe asgjë tjetër, gjërat e tjera nuk më interesojnë" tha ai.

E pranon që me Tiranën nuk do ta ketë shumë të lehtë. "Duhet të kemi durim dhe të kërkojmë fitoren". "Fakti që është një ndeshje ka ndikim. Ne kemi studiuar kundërshtarin, përgatitemi emocionalisht. Mendoj që di mjaftueshëm për Tiranën. Është ekip i ri i organizuar. Kundërshtar i denjë shumë i mirë. Ne jemi përgatitur për çdo lloj skenari në fushën e lojës" vijoi më tej ai.