Sfidat e opozitës shqiptare për vitin 2020

3 Janar 2020, 15:53

2020 duket se do të jetë një vit shumë i rëndësishëm për opozitën shqiptare. Pas 2019 ku pas djegies së mandateve opozita e drejtuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, ka ndryshuar strategjinë e saj. Pas rreth 30 protestave ne Tiranë dhe në rrethe opozita vendosi ndryshim strategjie, me prezantim konkret të programit opozitar.

Ka qenë vetë Basha i cili duket se ka ndryshuar qëndrimin e tij duke shpalosur programe konkrete për zgjidhjen e krizës politike në vend, jo vetëm atë sociale por dhe atë ekonomike. E ndërsa mazhoranca vazhdon e qetë qeverisjen e saj Basha shpalos programin e tij politik, ku protestat janë një emër që mesa duket opozita e bashkuar e ka harruar.Duket se kryedemokrati Basha kërkon nga shqiptarët që ndryshimi i qeverisjes së vijë me votë të lirë pas dështimit që sollën protestat e filluara nga 16 shkurti. Dhe pse mbi 30 protesta të zhvilluar në të gjithë vendin, duket se opozita dështoi në aksionin e saj, pasi mazhoranca vijon e qetë që të qeverisë. Por aksioni opozitar e humbi vrullin dhe si shkak i tërmetit që goditi vendin në 26 Nëntor, ku opozita frenoi sulmet ndaj qeverisë dhe u ndodh pranë qytetarëve të prekur.

Jo vetëm me deklarata politike por dhe duke takuar banorët në terren pas ditëve të para opozita fajësoi qeverinë për keqmenaxhim të situatës pas tërmetit, ku u regjistruan rreth 51 viktima. Dhe pse vetë Basha mblodhi të gjithë strukturat më të rëndësishme të opozitës, kryesi, kryetar degësh dhe aleatë, ku  fajësoi qeverinë për banorët që vijojnë të qëndrojnë ende në çadra dhe hotele.

Nëse Basha do të ishte në pushtet a do të sillte të tjera mundësi dhe ndihma për banorët e prekur nga tërmeti? Por duket se ende politika shqiptare vijon që të jetë mjerane ku në raste fatkeqësie si kjo që kapi vendin, do të duhej që të ulej dhe të linte mënjanë mëritë politike. Për njeriun e rëndësishme është jeta dhe jo karrigia, është e ardhmja dhe jo e shkuara. Por ende politika shqiptare dhe pse në 2020 vijon që të ngrohë dhe të shohë karrigen e saj….