Shahini: Nxënësit të bëhen gati që vijnë në shkollë me 23 mars! Shkollat do dezinfektohen të gjitha

13 Mars 2020, 15:58

TIRANË- Nxënësit do të duhet të bëhen gati që të nisin shkollën më 23 mars, pas një periudhe shkëputje prej 2 javësh, periudhë kjo e cila është konsideruar e mjaftueshme nga Ministria e Arsimit, referuar rekomandimeve të OBSH. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini u ka dhënë një përgjigje 6 pyetjeve të rëndësishme sa i përket procesit mësimor dhe ajo çka është më e rëndësishme është se të gjitha godinat do të dezinfektohet para se të nisë mësimi.