Shahini për Report Tv: Viti shkollor mund të shtyhet me një muaj

13 Prill 2020, 12:39 | Përditesimi i fundit: 2020-04-13 12:57:15

Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha në një intervistë për Report Tv me gazetaren Aida Tancica, se nëse do të jetë nevoja, viti shkollor do të shtyhet, ndoshta me një muaj. Ndërsa sa i përket maturantëve që do duhet të nisin shkollën e lartë, Shahini tha se nëse do të krijohet nevoja, do të shtyhen po me një muaj edhe aplikimet për në universitet.

Ky vendim do të duhet të merret nëse brenda muajit maj nuk do të ketë mundësi që nxënësit të shkojnë fizikisht në shkollë, për të marrë leksione dhe mësime drejtpërdrejt nga mësuesit, dhe jo online siç po praktikohet deri më tani.