Shahini prezanton nxënësin e ekselencës që mundësoi mësimin nga shtëpia: Krijoi platformën Akademi.al

15 Mars 2020, 19:26

Akademi.al është platforma që iu mundësuar nxënësve për të marrë leksionet dhe mësimet e tyre, në kohën kur shkollat janë të mbyllura për shkak të koronavirusit. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, në një postim në rrjetin Facebook, ka prezantuar krijuesin e platformës akademi.al, ku nxënësit po mësojnë falas leksione të matematikës dhe shkencave. Ajo ka publikuar një video-selfie të Dean Çelaj, i cili ka mbaruar studimet në “University College London” me bursë nga "Fondi i Ekselencës" nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).