Shahini: Studentët që diplomohen do të kthehen në auditore për tre javë në qershor, provimet në korrik

30 Prill 2020, 10:30 | Përditesimi i fundit: 2020-04-30 13:40:30

Ministrja Besa SHahini ka bërë me dije se në qershor studentët do të kthehen në auditor. Një vendim të tillë, ka thënë Shahini, ka ardhur si pasojë e pabarazisë mes studentëve.

" Nisur nga pabarazia e studenteve vërehet një nevojë për të kaluar kohë në auditor para provimeve. Nxorëm sot një urdhër që kërkon marrjen e disa masave për mbylljen e drejtë të vitit akademik.

Të prioritizohet puna me studentët që diplomohen. Të kthehen në auditore për një periudhë 3 javorë. Provimet zhvillohen në korrik dhe javën e parë të gushtit.

Për vitet e para dhe të ndërmjetje, provimet dhe riprovimet zhvillohen në tetor të vitit 2020.

Është i domosdoshëm minimizimi i klasave. Mësimi online, i cili vazhdon deri në përfundim të orëve. Po përfundohen edhe rregullimet që standardizojnë mësimin online.

Viti akademik do të zgjatet me dy javë dhe viti i ri fillon në nëntor të 2020. Deri më 15 maj univesitetet të dorëzojnë planet e detajuara", tha Shahini.