Shahini video sensibilizuese, ja si të hyni e dilni nga shkolla duke respektuar rregullat e distancimit social e fizik

2 Shtator 2020, 11:43

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka publikuar një video sensibilizuese mbi mënyrën e hyrjes dhe daljes në ambientet e shkollës, meqë edhe ditët e fillimit po afrojnë dhe mësimi do të zhvillohet në një mënyrë krejt tjetër nga vitet e tjera.

“Hyrja dhe dalja nga shkolla, VETËM sipas rregullave të distancimit social e fizik, të përcaktuara qartë nga Instituti i Shëndetit Publik”, shkruan Shahini.

 Nxënësit do të paraqiten në shkollë duke respektuar me përpikëri orarin e komunikuar nga mësuesi kujdestar i tyre. Ndërkohë, gjatë momentit të hyrjes në shkollë, nxënësit do të vendosen në radhë një nga një, me largësi 2 metra, teksa personi përgjegjës i stafit të shkollës do të realizojë matjen e temperaturës më termometër digjital, do të sprucojë duart me alkool ose dezinfektantë etj.