Shahini: Viti shkollor nuk do përfundojë më herët, shpresojmë të mos shtyjmë provimet e maturës

27 Mars 2020, 17:03

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar se ky vit shkollor do të mbyllet në të fund të viti akademik, ndërsa shton se shpreson shumë që për shkak të koronavirusit të mos jenë të detyruar të shtyjnë datat e provimit të maturës. Përmes një video-mesazhi ku iu përgjigj disa pyetjeve, Shahini adresoi edhe një shqetësim në lidhje me një video të rreme, e cila ka qarkulluar kohët e fundit dhe ka krijuar përshtypjen se viti shkollor “gjoja do të përfundojë më herët”.