Shalsi në Report TV: Basha u përpoq ti vinte flakën Shqipërisë mes ca fakteve të Bild

20 Janar 2020, 14:25 | Përditesimi i fundit: 2020-01-20 18:31:04

Ministër për Sipërmarrjen, Eduard Shalsi  është shprehur se nuk është një befasi që gazeta prestigjoze 'Bild' shkruan për 675 mijë dollarëve të lobingut të PD-së në SHBA dhe origjinës së parave, pasi sipas tij kjo gjë dihej. Shalsi ka theksuar se ajo që duket më shqetësuese është fakti se PD nuk i ka mohuar këto para, pavarësisht se është munduar të justifikojë burimin.

Në studion e Report Tv, Ministri i Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ka shtuar më pas se ekziston mundësia që PD mund të jetë paguar nga Rusia për të penguar integrimin Evropian."Nuk është befasi që Basha u përpoq ti vinte flakën Shqipërisë mes ca fakteve të Bild. Hipoteza se disa parti janë financuar për të penguar integrimin Evropian. Faktet e risjellura, janë fakte që nuk mund të mohohen. Kemi dokumente e deklarata nga SHBA. Kemi patur përpjekje për të justifikuar parat por jo për t'i mohuar këto para që mbajnë firmën e Lulzim Bashës. Po dalin fakte se ka një politikë të caktuar që po dalin se disa parti janë të financuara për të penguar integrimin evropian. Vetëm disa ditë më parë u mbyll procesi në Shqipëri në rrethana të paqarta. Pikëpyetja e madhe mbetet se a është PD dhe Basha i financuar për të penguar integrimin evropian. A bën pjesë në financimin e lobingjeve ruse për të mos lejuar integrimin evropian? Kjo është çështja për të cilën Basha nuk ka folur. Është 'Times' përveç Bild-it. Ka edhe parti të tjera që dyshohet për lobing të fuqishëm. Edhe në vendet e tjera." tha Shalsi.

"Parti që ka pranuar financime për kundër integrimit të vendit, por gazetat e kanë injoruar faktin që kanë ndodhur në gjykatat shqiptare. Ndoshta ngaqë e dinë se si janë sistemi drejtësisë në vend. Ne duhet të jemi të alertuar dhe të ndjekim me kujdes faktet, për pagesa të shumave të tilla dhe nëse janë të lidhura kundër integrimit është shumë e rëndë. Duhet të mbajnë përgjegjësi." ka shtuar më pas Eduart Shalsi.