Shalsi: S'mund të bëhej pa strukturat ligjore! Njësi inteligjence për të hetuar paratë

20 Prill 2020, 22:06

"Në bazë të rekomandimeve të FMN po krijojë një strukturë të posaçëm për kontrolle të specializuar ku jo çdokush mund të nis një hetim se i teket. Po krijojmë një njësi inteligjence që do të përdorë një databaze të dhënash për biznese dhe individë që po integrohen dhe bashkëpunojnë për analiza të thella dhe aq më mirë do të identifikohen bizneset dhe individët me aktivitet të dyshimtë. Projekti i fiskalizimit do të mundësojë në kohë reale të çdo transaksioni në Shqipëri. Po krijojmë regjistrin e aseteve të biznesit dhe numrin e punonjësve dhe kohës së punës së tyre në funksion të deklarimeve tatimore. Drafti është ende në diskutime dhe sigurisht që ka vend për përmirësime", tha Shalsi