SHBA, BE, Britani dhe Gjermani/ Katër ambasadorë zbarkojnë në zyrën e Lulzim Bashës

12 Nëntor 2019, 15:40

TIRANE-Katër ambasadorë, të vendeve më me peshë kanë zbarkuar rreth orës 15:20 të ditës së sotme në zyrën e Lulzim Bashës.

E ngarkuara me punë e SHBA-së në vendin tonë, Leyla Moses-Ones, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i Britanisë Duncan Norman dhe i Gjermanisë Peter Zingraf po zhvillojnë një takim me kryedemokratin në selinë blu.

Tema e diskutimit nuk dihet, por referuar aktualitetit dhe ngjarjeve të fundit, në qendër të bisedës pritet që të jetë reforma zgjedhore, por edhe cështje të tjera.