SHBA/ Hotelet strehojnë emigrantët e paligjshëm! Rriten shqetësimet për abuzime të fëmijëve

17 Gusht 2020, 18:19

SHBA- Fëmijët e emigrantëve, kryesisht meksikanë, që futen në SHBA në mënyrë të paligjshme, nuk po mbahen në kampe apo institucione të tjera rehabilitimi, por në hotele, nën kujdestarinë e një kompanie private sigurimi. Por një investigim i prestigjiozes  Neë York Times  administrata Trump po përdor hotelet në të gjithë vendin për të mbajtur fëmijë dhe familjet emigrante përpara se t’i dëbojë nga vendi.

NYT akuzon se administrata Trump ka përdorur zinxhirë të mëdhenj hotelesh për të strehuar fëmijët dhe familjet  e ndaluara në kufi, duke krijuar shumë pikëpyetje për mënyrën e ndalimit dhe dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm.