SHBA, Hunter Biden, ‘guri’ në qafën e ish Zv/Presidentit. Nga ‘Impeachment’ për Donald Trump, rivali Joe Biden mund të dalë i dëmtuar

28 Shtator 2019, 16:04

Ndërsa Kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, njoftoi fillimin zyrtar të hetimeve nëse Presidenti Trump pati kërkuar ndihmën e një qeverie të huaj për të njollosur një kundërshtar politik dhe për ta ndihmuar në rizgjedhjen e tij vitin e ardhshëm, kanë nisur procedurat e Impeachment.

Por le të bëjmë një hap prapa, te akuzat e korrupsionit të djalit të ish Zv/Presidentit Joe Biden. 

I pari që foli për të ishte një gazetar, James Risen, që denoncoi edhe përpjekjen e Trumpit për ta rrëzuar ‘historinë’ e telefonatës.

Në artikullin e ‘New York Times’, në vitin 2015, Risen botoi një përmbledhje të marrëdhënieve midis Hunter Biden dhe kompanisë ‘Burisma Holdings’, një nga kompanitë më të mëdha të gazit në Ukrainë, dhe pronarin e saj Mykola Zlochevsky, ish-ministër i ekologjisë në qeverinë e Yanukovych, para se ky i fundit të mërgonte nga Ukraina.