SHBA: Kemi një lajm të keq për zyrtarët e korruptuar, të gjithë para drejtësisë

24 Shtator 2019, 15:39

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin edhe njëherë vendosmërinë për të çuar deri në fund zbatimin e reformës së re në drejtësi dhe vendosjen e të korruptuarve para ligjit. Zv/ shefi i ambasadës së SHBA në Tiranë, Dan Koski tha se për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq.

"...jo të gjithë ndajnë qëllimet tona për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Shqipëri. Për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq. Është si rëra në ingranazhe, e cila shumë shpejt do bëjë që aktivitetet e tyre korruptive të ndalen. Ne e dimë se ata do të luftojnë dhe do të përpiqen në çdo moment të bllokojnë përpjekjet tuaja për të çuar përpara këto qëllime të rëndësishme. Mos u stepni.

Mos u shkurajoni. Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të luftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë shqiptare për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni që në horizont është një e ardhme më e ndritur për Shqipërinë. Të njëjtën gjë mendojmë edhe ne, dhe do ta vijojmë këtë rrugëtim së bashku me ju" deklaroi ai gjatë një aktiviteti të USAID-it në Tiranë.

Por zyrtari i lartë i ambasadës së SHBA-së në Tiranë kishte edhe një këshillë për qeverinë shqiptare. "Donatorët nuk do të dhurojnë përgjithmonë. Sfida e Qeverisë së Shqipërisë do të jetë mobilizimi gjithnjë e më i madh i burimeve të saj kombëtare për të përparuar këto synime të rëndësishme zhvillimi.

Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të luftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë e Shqipërisë për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni në një të ardhme më të ndritshme për Shqipërinë. Kështu bëjmë ne, dhe ne do të vazhdojmë të jemi partneri juaj ndërsa realizoni atë qëllim" përfundoi ai.

    No videos found.