SHBA kërcënon Iranin me sanksione

9 Maj 2019, 11:11

Pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif se “Teherani mund të tërhiqet nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore”, Shtetet e Bashkuara të Amerikes kanë ashpërsuar sanksionet ndaj Iranit. Donald Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj sektorit iranian të hekurit, çelikut, aluminit dhe bakrit për të rritur presionin mbi regjimin e Teheranit dhe kërcënoi me masa të mëtejshme, nëse Irani nuk ndryshonte rrënjësisht qëndrimin e tij.

Në një linjë me Presidentin Amerikan është dhe qëndrimi i Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu i cili është shprehur se ”Izraeli nuk do të lejonte Iranin të pajisej me armë bërthamore”.

Aleatët europianë të Uashingtonit, mundohen të jenë të kujdesshëm. Për Presidentin Francez: “Ne ende nuk dinë saktësisht se çfarë hapash po planifikon Irani, por do të duhet të rivendosim sanksionet mbi Iranin nëse këto hapa do të ishin baras me heqjen dorë nga marrëveshja”. Ministria e Jashtme kineze e ka dënuar ashpërsimin e sansioneve amerikane. Sipas saj, SHBA i mungon baza ligjore për sanksione. "Ne i kërkojmë SHBA të veprojë me përgjegjësi dhe të luajë një rol konstruktiv", është shprehur Ministri i Jashtem Kinez. Uashingtoni ka shtuar presionin politik dhe ekonomik ndaj Teheranit, që kur Presidenti Donald Trump mori detyrën në janar të vitit 2017.