SHBA, miratohet rezoluta që dënon sulmet raciste të Donald Trump

17 Korrik 2019, 11:12

Në SHBA, dhoma me shumicë demokrate, miratoi një rezolutë e cila dënon sulmet raciste të Presidentit Trump kundër anëtarëve progresiv të pakicës.

Drita e gjelbër u ndez në fund të një seance të furishme, gjatë së cilës Nancy Pelosi u akuzua nga kolegët e saj për shkelje të rregullave në fuqi, të cilat ndalojnë përcaktimin e presidentit me termin racist apo duke thënë se ai poston komente raciste.

Të dielën Presidenti amerikan Donald Trump postoi në Twitter disa mesazhe përmes të cilave ai sulmonte Alexandria Ocasio-Cortez, Rashida Tlaib, Ayanna Pressley dhe Ilhan Omar, katër gra, të zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve, të gjitha me ngjyrë, duke i sulmuar për t'u kthyer në vendin e tyre të origjinës.

"Kur do të kërkojnë falje për vendin tonë, për popullin e Izraelit, për zyrën e Presidentit, gjuhën vulgare që kanë përdorur dhe për gjërat e tmerrshme që kanë thënë? Shumë njerëz janë të zemëruar me ato dhe veprimet e tyre janë të tmerrshme dhe të pështira " shkruante presidenti amerikan në një nga postimet e tij.

Sipas Trump katër gratë e zgjedhura në Dhomën e Përfaqësuesve janë anti-semite, antiamerikane dhe axhenda e tyre politike është e neveritshme. Po sipas presidentit, ato janë një bandë komuniste që urrejnë Izraelin dhe Amerikën.

Shtëpia Amerikane u nda pas një debati të ashpër. Rezoluta e dëshiruar nga demokratët u miratua me 240 vota për 187 kundër.