SHBA ndaloi abortin, mijëra protestues kundërshtojnë vendimin përballë Kapitol, autoritetet i shpërndajnë me gaz lotsjellës

25 Qershor 2022, 13:38

Pas vendimit të Gjykatës në SHBA për të ndaluar abortin, mijëra protestues janë mbledhur përpara Kapitolit, por edhe në qytete të tjera të Amerikës, për të kundërshtuar vendimin.  Autoritetet përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit jashtë Kapitolit, pasi goditën me gurë xhamat e ndërtesës.