SHBA, pas imunizimit të plotë njerëzimit mund të takohen pa maska

9 Mars 2021, 16:51

Amerikanët e vaksinuar kundër koronavirusit, mund t’i kthehen deri në një masë të caktuar normalitetit para COVID-19, pasi në bazë të rekomandimeve të reja ata mund të takohen pa maska.  Sipas rekomandimeve të reja, ata që kanë marrë dozat e kërkuara të vaksinës mund të vizitojnë njerëz të tjerë të vaksinuar dhe disa njerëz të pa vaksinuar.

Zyrtarët shëndetësorë i paraqitën udhëzimet e reja gjatë një konference të task-forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin.

Disa prej udhëzimeve thonë:

  • Takohuni në ambiente të mbyllura me persona të tjerë plotësisht të vaksinuar, pa maska ose distancë fizike.
  • Takohuni në ambiente të mbyllura me njerëz të pa vaksinuar të së njëjtës familje, nëse ata janë në rrezik të ulët për infeksion të rëndë.
  • Shmangni testimin ose karantinën kur ekspozoheni ndaj koronavirusit, përveç nëse ju shfaqen simptoma.

Njerëzit konsiderohen të mbrojtur dy javë pasi të marrin dozën përfundimtare të vaksinës së tyre dhe në bazë të udhëzimeve të reja, atyre që janë vaksinuar iu kërkohet ende t’i ndjekin masat e sigurisë, si: veshja e maskave dhe distanca fizike në publik, si dhe shmangia e turmave të mëdha.

Mbi 90 milionë vaksina janë administruar deri më tani në SHBA, 30 nga të cilët plotësisht.  Tri vaksinat e miratuara atje janë: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson, dy të parat me dy doza dhe kjo e fundit e miratuar së fundmi vetëm me një dozë.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar mbi 29 milionë raste me koronavirus dhe mbi 525,000 viktima.