SHBA/ Pasaktësitë historike të kandidatit më të ri republikan për në Kongresin amerikan bëhen virale

27 Gusht 2020, 15:19

Mund të bëhet anëtari më i ri në historinë e Kongresit amerikan, por ironia bëri që Madison Cawthorn, të mbetet në memorien e amerikanëve për fjalimin emocionues por me shumë pasaktësi historike.

Në fjalimin e tij në konventën demokrate ai u shpreh se "Nëse nuk mendoni se të rinjtë mund ta ndryshojnë botën, atëherë thjesht nuk e dini historinë Amerikane," duke vazhduar të rrjeshtojë  arritjet e presidentëve George Washington, Abraham Lincoln dhe "të preferuarit të tij James Madison. Në fjalën e tij, Cawthorn tha që në moshën 25 vjeçare, Madison nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë, por sipas një postimi të  Projektit Lincoln  dhe të dhënave historike rezulton që James Madison nuk e nënshkroi kurrë Deklaratën e Pavarësisë."