SHBA, pëmbyten dy diga nga rreshjet, evakuohen 10 000 banorë

21 Maj 2020, 10:02

Dy diga përgjatë lumit Tittabawasse në shtetin amerikan të Michiganit u përmbytën për shkak të rreshjeve të rrëmbyeshme të cilat zgjatën disa ditë dhe autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e rreth 10,000 njerëzve, për herë të dytë në 24 orë.

Guvernatori Gretchen Whitmer ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për qarkun dhe tha se në qytetin Midland - me një popullsi prej mbi 40,000 – është dhënë alarmi i kuq. Disa zona janë zhytur nën 2.5 metër ujë.

"Ekspertët e përshkruajnë këtë përmbytje si një ngjarje të jashtëzakonshme që nuk ka ndodhur në 500 vjet - thotë Whitmer.

Guvernatori Gretchen Whitmer u ka kërkuar banorëve të mbajnë maska dhe të ruajnë distancën e sigurisë gjatë evakuimit.