SHBA, shuplakë e dyfishtë për Turqinë: Kongresi njeh gjenocidit turk ndaj armenëve

30 Tetor 2019, 13:08

Shuplakë e dyfishtë nga Kongresi amerikan për Turqinë, dy javë pas vizitës së Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë. Kongresmenët amerikanë kanë miratuar njëzëri një rezolutë që njeh genocidin turk ndaj armenëve dhe një tjetër rezolutë që i kërkon Presidentin Donald Trump të vendosë sanksione dhe kufizime të tjera për Turqinë për ofensivën në veri të Sirisë.

Reagimi i Ankarasë ka qënë i menjëhershëm. Ankaraja ka hedhur porshtë rezolutën për gjenocidin armen, duke deklaruar se ai nuk ka asnjë bazë historike dhe ligjore.

"Është një hap i parëndësishëm politik - tha kreu i diplomacisë së Ankarasë Mevlut Cavusoglu.  Ministria e Jashtme turke gjithashtu dënoi me forcë rezolutën për sanksionet, duke theksuar se vendimi nuk është në përputhje me aleancën e NATO-s, me marrëdhëniet midis dy vendeve dhe me marrëveshjen midis SH.B.A. dhe Ankarasë për armëpushimin në Siri, duke paralajmëruar Uashingtonin që të marrë masa për të shmangur hapa që dëmtojnë më tej marrëdhëniet bilaterale.

Dhoma e Kongresit të SHBA ka njohur zyrtarisht "genocidin armen" me një shumicë dërrmuese 405 vota pro dhe vetëm 11 kundër.

Teksti jo detyrues bën thirrje për "përkujtimin e genocidit armen".

Gjenocidi armen është njohur nga rreth tridhjetë vende. Sipas vlerësimeve, rreth 1.2 deri 1.5 milion armenë u vranë gjatë Luftës së Parë Botërore nga trupat e Perandorisë Osmane.

Por Ankaraja e ka kundërshtuar termin genocid duke pretenduar se kishte masakra të ndërsjella në sfondin e një lufte civile dhe një zie të urisë që shkaktoi mijëra të vdekur nga të dy palët.

Në prill të vitit 2017, disa muaj pas marrjes së detyrës në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump e quajti masakrën armene  "një nga mizoritë masive ndër më të këqijat e shekullit të 20-të", por nuk përdori termin genocid.