SHBA sytë nga Shqipëria/ Mediu në 'Pa Protokoll': Rusia dhe Kina agresive! Eksperti: 670 shqiptarë pjesë e ISIS

1 Nëntor 2019, 22:58 | Përditesimi i fundit: 2019-11-01 22:59:58

TIRANE-Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu i ftuar në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv deklaroi se përpos Rusisë që tenton të penetrojë në Ballkan, edhe Kina ka qenë agresive në financime, sidomos në sektorin e teknologjive.

"Rusia është shumë agresive drejt Ballkanit, duke mos ecur më me raporte tradicionale, por me një orientim krejtësisht anti-NATO. Ka pasur edhe ka tendenca për të hyrë në ekonominë tonë. Ka një raport problematik të një strukture që konsiderohet emergjence prezence në Nish.

Edhe Kina ka qenë agresive në financime, sidomos në sektorin e teknologjive. Ne duke qenë vend anëtar i NATO-s lidhen me këtë dhe duhet të kemi parasysh që strategjia e sigurisë dhe investimeve që kryejnë është thelbësore. Nëse Rusia është kundër anëtarësimit në NATO, Kina ka qenë më soft duke i futur në një qerfull borxhesh" tha ai.

Në një lidhje me Skype nga SHBA-ja, eksperti Adrian Shtuni tha se kriza politike dhe mungesa e hapjes së negociatave janë pozitive në këtë aspekt. "Siguria nuk është vetëm mbrojtja, Shqipëria po kalon një fazë krize politike që kërkon zgjedhje, edhe ambasadorja e re e ngriti cështjen, është një nga shqetësimet kryesore sepse një partner që nuk është i fortë nuk është i besueshëm që mund të ndihmojë.

Jo vetëm Shqipëria si vend, por në kuadrin e Ballkanit si pjesë e Europës dhe NATO-s. Tani mendoj që kemi edhe kriza të tjera në Ballkan, Bosnja nuk ka një qeveri, mos hapja e negociatave, që nuk është element pozitiv, janë elementë kompleks që e  kanë bërë akoma më të nevojshme të pjesëmarrjes së SHBA-së".