SHBA, të ngjitesh në obelsik për të testuar këmbënguljen

22 Maj 2019, 10:44

Studentët e vitit të parë në Akademinë Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës testuan këmbënguljen e tyre duke u ngjitur në një obelisk. Për të realizuar qëllimin e tyre atyre, iu desh të bashkëpunonin me njëri tjetrin për të vendosur në majë të obeliskut të lartë 6.4m dhe të lyer me yndyrë bimore, kapelën e marinës detare.

Ngjitja në obelisk shënon fundin e vitit të parë të shkollës, që konsiston në përmbushjen e kushteve të pranimit, për të vazhduar më tej me studime të thelluara.

Rituali vjetor i studentëve ka nisur të praktikohet në vitin 1962 kurse në vitin 1970 atij iu shtua dhe lyerja me yndyrë, për ta bërë ngjitjen sa më të vështirë.

Koha më e gjatë e ngjitjes ndër vite ka qënë katër orë e pesë minuta, në vitin 1998, kurse kjo e këtij viti zgjati një orë, pesë minuta e pesë sekonda.