SHBA, vendi i dytë ne botë që miraton efikasitetin e vaksinës anti-COVID të Pfizer

8 Dhjetor 2020, 17:13

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka aprovuar efektshmërinë dhe efikasitetin e vaksinës BioNTech-Pfizer në një dokument që u bë publik ditën e sotme.

Sipas tyre vaksina është 95% efektive kundër COVID-19 dhe do të merret në tre doza .

Ata shtuan se nuk ka shqetësime të forta për sa i përket aprovimin e vaksinës dhe fillimin e vaksinimit të qytetarëve por po studiohet ende efektet që mund të ketë kjo vaksinë të gratë shtatzëna, fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe personat me sistem imunitar të dobët.

Në dokument thuhet gjithashtu se do të vaksinohen edhe personat që janë infektuar më parë.

Të enjten do të mblidhet një komitet ekspertësh të cilët do të vendosin nëse do të bëhet aprovimi përfundimtar i vaksinës dhe fillimi i vaksinimit të qytetarëve në vend. Nëse vaksina do të aprovohet do të shpërndahen 100 milionë doza menjëherë te qytetarët.