SHBA, vijon bllokimi i qeverisë/ Trump: Progrese të pakta për ‘murin’ me Meksikën

6 Janar 2019, 20:24

Bisedimet për t’i dhënë fund “shutdown”, bllokimit të pjesshëm të administratave federale amerikane i cili po hyn në javën e tretë, shënuan progrese të pakta të shtunën por do të vijojnë edhe sot, pohoi presidenti Donald Trump. Zëvendëspresidenti, Mike Pence u takua të shtunën me Chuck Schumer, kreu i demokratëve në Senat i kontrolluar nga republikanët dhe demokraten Nancy Pelosi, e cila u zgjodh të enjten kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, ku demokratët zotërojnë shumicën.

Sot u shënuan progrese të pakta, por një takim i dytë është planifikuar për nesër, shprehet Trump në një postim në Twitter’. Presidenti Trump ka thënë se “nuk është bërë shumë përparim” pasi udhëheqësit e Kongresit nuk plotësuan kërkesat e presidentit për të ndërtuar murin në kufi me Meksikën, financimin e së cilës Trump e ka futur në buxhet. Ndërtimi i murit, ka qenë shkaktari i mbylljes së pjesshme të Qeverisë amerikane.

Pas shumë dekadash, duhet të zgjidhim përfundimisht problemet me kufirin jugor”, ka shkruar ai, duke kërkuar sërish fonde që të ndërtohet muri përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, gjë që kundërshtohet fuqishëm nga demokratët.