SHBA/Demokratët: Deri në nëntor do votojmë Impeachment për Donald Trump

30 Shtator 2019, 14:17

Parullat e para me mbishkrimin "Jep dorëheqjen" nisën të duken në rrugët e Washingtonit pas deklaratës së Demokratëve se shpresonin që brenda muajit nëntor të votonin në Dhomën e Përfaqësuesve për ‘Dosjen Ukraina’.

Duke iu përgjigjur provokimit, presidenti amerikan Donal Trump tha në Twitter se

"Kjo që po ndodh është mashtrimi më i madh në historinë e politikës amerikane. Demokratët duan tju heqin armët, kujdesin shëndetësor, votën, lirinë. Ata duan tju heqin gjithçka. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë".

Por, për Nancy Pelosi-n, Presidenten e Dhomës, Donald Trump ka tradhtuar vendin, ka "injoruar dhe shkelur" Kushtetutën. Sipas saj, Shtëpia e Bardhë ka "informacion të fshehtë politik".

Pelosi theksoi gjithashtu se denoncimi i agjentit të inteligjencës, konfirmoi bisedën telefonike midis Trump dhe liderit ukrainas Volodymyr Zelensky, prej të cilit manjati kërkonte rihapjen e hetimeve për korrupsion ndaj ish zv/presidentit Jor Biden dhe djalit të tij.

Ndërsa inteligjenca amerikane ka aktivizuar kompetencat që i jep ligji për ta vënë akuzatorin e Trump nën mbrojtjen e autoriteteve federale, presidenti amerikan ka kërkuar të takohet me të, duke paralajmëruar se mund të ketë pasoja të rënda për ata që kanë nxjerrë informacionet. "A po spiunonte ky person presidentin amerikan?"- pyeti Trump.  "Si çdo amerikan, edhe unë kam të drejtën të takojë akuzuesin tim. Dhe jo vetëm atë por edhe personin që i dha atij informacionin”.