SHBA-Dhuna në Portland/ Përplasen Trump dhe Biden! Kandidati demokrat: Presidenti nxitës i dhunës

31 Gusht 2020, 13:04

Presidenti amerikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat Joe Biden janë përplasur sërish, për shkak të dhunës që ka shpërthyer në protestat e zhvilluara në Portland.

Një burrë u qëllua për vdekje në Portland teksa protestues të lëvizjes ‘Black Lives Matter’ dhe përkrahës të Trump u përplasën me njëri tjetrin.