SHBA-ja dhe Japonia së bashku në Hënë dhe Mars

28 Maj 2019, 12:34

SHBA dhe Japonia janë dakordësuar për të bashkëpunuar në eksplorimin e hapësirës. Në Tokio, gjatë një konference të përbashkët për shtyp, presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri japonez Shinzo Abe anonçuan interesin e e tyre për të shkuar në Hënë.

“Dy vendet tona do të shkojnë në Hënë dhe Mars shumë shpejt. Dhe nga këndvështrimi ushtarak, tani nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa hapësira”, theksoi Trump pa dhënë detaje.

Kryeministri japonez Shinzo Abe nga ana e tij, konfirmoi se Japonia “kërkon të ecë dorë për dore me SHBA në çështjet e rëndësishme të Planetit. Gjithashtu shumë shpejt ne do të bëjmë disa investime të reja e të rëndësishme në SHBA”. Ai theksoi gjithashtu se  “e sheh vizitën e Trump në Japoni si provën që marrëdhëniet dypalëshe janë të mbështetura mbi baza të forta”.

Projektet amerikane për të rikthyer njëriun në Hënë kanë nisur me mbështetjen financiare prej 21 miliard dollarësh që administrata amerikane i ka akorduar Nasa-s. Kjo është përpjekja e dytë pas misionit “Apollo” që njerëzimi kërkon të shkoj në Hënë.