SHBA/Këshilli i Sigurisë Kombëtare: Trump i gatshëm të asistojë për marrëveshjen Kosovë-Serbi

29 Shkurt 2020, 14:48

Këshilltari i presidentit të SHBA’së për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien gjatë një takimi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi tha se Presidenti Donald Trump dhe Administrata amerikane janë gati të asistojnë mes Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje nga e cila do të përfitonin qytetarët e dy shteteve.