SHBA-Kryevirologu Fauci: Kriza e Covid nuk ka përfunduar ende, vaksina do të prodhohet

10 Qershor 2020, 14:04

Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci ka deklaruar se pandemia e shkaktuar nga koronavirusi nuk “ka përfunduar ende”.

Ai tha gjithashtu se "njerëzit në mbarë botën duhet të respektojnë masat e bashkëjetesës me infeksionin, në të kundërt një mbyllje e dytë do të ishte katastrofike për ekonomitë e planetit".