SHBA-Tornado në kohë pandemie, 6 viktima në Mississippi, qindra ndërtesa të shkatërruara në Luiziana

13 Prill 2020, 09:58

Tornado të fuqishme kanë goditur Mississippin, në SHBA duke vrarë 6 persona dhe duke dëmtuar qindra ndërtesa në Luiziana .

Zyrtarët e Shërbimit Kombëtar të Motit thanë se fillimisht shteti u përfshi nga erëra të forta deri sa më pas tornado u shfaqën pranë kufirit mes Mississippit dhe shtetit të Alabama.

Po sipas Shërbimit të Motit, tornado të shumta dhe erëra të forta goditën edhe pjesë të Luizianës si shkak I të vilave pati mijëra ndërprerje të energjisë elektrike.

Jamie Mayo, kryebashkiaku i Monroe, tha se prej stuhisë janë dëmtuar rreth 300 ndërtesa.

Të paktën dy tornado goditën gjithashtu edhe Teksasin dhe për pasojë në disda aeroporte u ndërprenë fluturimet si dhe pati shumë ndërprerje të energjisë.