SHBA-Turqi, Marrëveshja për armëpushim, Pence: 5 ditë armëpushim për tërheqjen e kurdëve

18 Tetor 2019, 13:30

Armëpushim 5-ditor për tu tërhequr kurdët nga ‘zona e sigurisë’, 30 km në veri-lindje të Sirisë, dhe më pas përfundim i operacionit ushtarak. Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë arritur një marrëveshje për të ndaluar ofensivën turke kundër kurdëve në rajonin e Perëndimit. Njoftimi është bërë nga presidenti amerikan Donald Trump përmes Twitter-it, i cili ka folur për "miliona jetë që do të shpëtohen". Menjëherë pas kësaj filloi konferenca për shtyp mes Mike Pence dhe Erdogan, në Ankara ku Zv/presidenti amerikan ishte për vizitë dhe u takua me Presidentin Racep Tayip Erdogan.

Zv/presidenti i SHBA sqaroi se milicitë e YPG do të duhet të tërhiqen 30 km larg kufirit. Vetëm atëherë ata do të fillojë armëpushim me forcat e armatosura të Ankarasë. Sanksionet e vendosura nga Washingtoni do të hiqen sapo marrëveshja të bëhet e përhershme. kurdët bien dakord për të respektuar armëpushimin 120-orësh. Këshilli Evropian: Të ndalet ofensiva turke, minon luftën kundër ISIS dhe sigurinë në rajon"