TIRANË- Asnjë rast i trafikimit të drogës nuk është evidentuar nga Policia greke, që të ketë kaluar nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitare të Kakavijës. Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare të kësaj pike, Vilson Dine, tha se gjatë këtij viti janë evidentuar gjithsej 37 raste të krimeve ndërkufitare. Po ashtu gjatë këtij viti, nga ana e Policisë Kufitare janë evidentuar dhe goditur dy raste të braktisjes së fëmijëve ne vendet e BE-së, me qëllim kërkimin e azilit.Në fokus kanë qenë edhe personat e shpallur në kërkim kombëtar dhe 20 operacione të përbashkëta me Frontex, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit emigrantëve. "Asnjë rast i trafikimit të drogës nuk është evidentuar nga Policia greke, që të ketë kaluar nëpërmjet Pikës së Klaimit Kufitare të Kakavijës. Objektivi kryesor i Policisë Kufitare është rritja e cilësisë së shërbimit për qytetarët. -Parandalimi e goditja pa kompronis e krimeve ndërkufitare dhe trafiqeve të paligjshme; Parandalimi dhe ndëshkimi i braktisjes së fëmijëve në vendet e BE-së, me qëllim kërkimin e azilit; Forcimi i bashkëpunimit me DVP Gjirokastër, autoritetet doganore dhe Policinë Kufitare greke. Lidhur me aktivitetin vjetor në Pikën e Kalimit Kufirit Kakavijë, për vitin 2020, ju informoj si më poshtë vijon: Gjatë këtij viti janë evidentuar gjithsej 37 raste të krimeve ndërkufitare të ndodhura në Pikën e Kalimit Kufirit Kakavijë, konkretisht disa prej rasteve si më poshtë vijon: 3 raste “Trafikimi i lëndëve narkotike”, ku janë arrestuar 3 autorë dhe janë sekuestruar 555 gr. heroinë dhe 346.5 gr cannabis sativa; 9 raste “Trafikimi i mjeteve motorike”, ku janë sekuestruar 7 automjete luksoze dhe 2 kamionë;
