Shefi i trafikut për Report TV: Do plotësohet sinjalistika për këmbësoret te ish-sheshi 'Shqiponja'! Masa deri në shoqërimin me eskortë të ambulancave

26 Tetor 2020, 18:15

Shefi i trafikut urban në Tiranë, Taulant Gjoka ka bërë një panoramim të plotë të gjithë situatës në ish- sheshin "Shqiponja", pas bllokimit për shkak të punimeve për Unaza e Madhe. Në një intervistë për Report Tv, në hapësirën "live" të pasdites, Gjoka ka bërë me dije se problem ka qenë trafiku në hyrje të Tiranës, por edhe lëvizja e këmbësorëve.