Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka marrë dozën e parë të koronavirusit mëngjesin e sotëm.
Është vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila ka publikuar një video nga momenti ku mjeku merr dozën e vaksinës në stadiumin Air Albania.
Vaksina të siguron mbrojtje, do presim edhe 21 ditët që të bëjmë dozën e dytë. Por midis këtyre dy vaksinave duhet të vijojmë të ruhemi”, tha Brataj.
Manastirliu deklaroi se po vijohen intesivisht me vaksinimin e mjekëve dhe inferimerëve në të gjithë vendin dhe ditën e sotme janë planifikuar 500 vaksinime vetëm në Stadiumin ‘Air Albania’.
“Po vijojmë intesivisht me të gjithë ekipet tona. Po përfundon QSUT, Urgjenca Kombëtare, spitali Dibrës, Krujës, sot vetëm tek Arena Kombëtare vaksinohen më shumë se 500 punonjës të shëndetësisë, ndërkohë që vijon vaksinimi edhe për të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve. Jemi në një moment pune intesive”, tha Manastirliu.
Krahas vaksinimit të mjekëve vijon edhe vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç dhe personelin kujdestar të tyre në azile. Ndërkohë ditën e djeshme në vendin tonë mbërritën dhe 8190 të tjera të vaksinës Pfizer.
