'Shefi mos më ik ashtu'/Militantët e PD me në krye Dasho Alikon 'pritë' Ramës në Gjirokastër

23 Qershor 2019, 19:00 | Përditesimi i fundit: 2019-06-23 19:05:00

Kryeministri, Edi Rama së bashku me drejtues të PS-së kanë vijuar edhe ditën e sotme takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 30 qershorit. Pasditen e sotme kryeministri do të jetë në qytetin e Gjirokastrës për tu takuar me banorët dhe për të prezantuar kandidatin e PS.  Pak më parë Rama ka qenë në Dropull ndërsa tashmë do të ndalojë në parkun e Viroit.Nën udhëheqjen e ish-kryekomunarit të Lazaratit, Dasho Aliko, një grup i vogël militantësh të PD-së, janë grumbulluar në Gjirokastër për të penguar kalimin e eskortës së kryeministrit Rama.