Më shumë se gjysma e personave që kanë bërë tampon në Elbasan kanë rezultuar të prekur nga COVID-19. Kështu është shprehur shefja e epidemiologjisë Erleta Hila, duke theksuar se sëmundshmëria arriti kulmin në muajin nëntor. Sa i përket testeve të shpejta, ajo tha se kanë mbërritur 300 kitet e para që do të përdoren për moshën mbi 60-vjeç.
