Shefja e Infektivit: Sot fillojmë kurimin me plazmën e gjakut me dy pacientë

25 Gusht 2020, 15:07 | Përditesimi i fundit: 2020-08-25 15:08:30

Shefja e Infektivit Najada Çomo deklaroi se pas përgatitjeve prej një muaj e gjysmë, sot do të fillojë trajtimi i dy pacientëve me plazmë hiperiume. Ajo kishte një thirrje për të gjithë ata që kanë kaluar COVID-in, që të dhurojnë gjak për të mjekuar të prekurit. "Ne mjekojmë me standarde bashkëkohore. Sot fillojmë mjekimin me dy pacientë me plazmën hiperimune, kemi një muaj e gjysmë që përgatitemi. U bëjmë thirrje popullatës që ka qenë e sëmurë me COVID, që të jetë dhuruese. Është një komponent i rëndësishëm për të mjekuar pacientët që janë të sëmurë me COVID" tha ajo.