Shefja e kabinetit të kryeprokurorit Olsian Çela kalon vettingun

14 Tetor 2020, 10:16

TIRANË- Shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Pranvera Pustina ka kaluar me sukses Vettingun.

Ajo është konfirmuar në detyrë ditën e sotme duke dalë e pastër në tre shtyllat e vlerësimit, atë të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit. Pranvera Pustina ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe fillimisht është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës. Në vitin 2015, Pustina u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa prej janarit 2020 ajo është komanduar në pozicionin e shefes së kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela.