Shefja e programit të vaksinimit në ISHP: Nesër nis vaksinimi me vaksinën kineze. Qytetarët nuk mund të zgjedhin cilën duan

27 Mars 2021, 12:55

Shefja  e programit të vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj, tha se ditën e nesërme prite të nisë vaksinimi i personave mbi 70-vjeç me vaksinën kineze.

Për "Report Tv", Nelaj u shpreh se dje nisi vaksinimi me vaksinën ruse, Sputnik V ndërsa për atë kineze, Sinovac, tha se do të shpërndahet sot në të gjitha qendrat shëndetësore.