Shehi kundër Metës për 14 pikat: S'ngrihet shteti me Këshilla Politikë! Të pazbatueshme për ne se jemi jashtë parlamentit

25 Maj 2020, 21:29

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka dalë hapur kundër planit me 14 pika të presidentit Ilir Meta, për Zgjidhjen e krizës. I ftuar emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, ai tha se shumë prej pikave të propozuara nga kreu i shtetit janë të pazbatueshme nga opozita, e cila tashmë me daljen nga parlamenti nuk ka asnjë funksion. Ndalur më specifikisht te Këshillet Politike, siç kërkoi Meta për ndryshimet në Reformën në Drejtësi, ai tha se kjo nuk është mënyra për të bërë një shtet.