Shehi: Opozita në zgjedhje me 1 platformë, Basha i ka propozuar plan, Rama tallet!

12 Nëntor 2020, 14:03 | Përditesimi i fundit: 2020-11-12 17:17:14

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Dash Shehi, në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se opozita në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të shkojë me platformë të përbashkët, por mund të shkojnë edhe me 2 platforma për efekt të deputetëve

"Do shkojmë me plaformë të përbashkët. Për të zgjeruar numrin e deputetëve mund të ndahen dhe në dy lista. Po presim për të tregu dhe respekt ndaj kërkesësës së Metës në  Venecia. Nëse do ketë hapësirë për të përmirësuar ligjin e zgjedhjeve e mirëpresim. Ne si individë dhe si parti propozojmë të përfaqësohemi në parlament dhe të fusim sa më shumë deputet në lista. Me platformë të përbashkët, mund të shkojmë dhe me 2 lista për efekt deputetësh", tha Shehi.

Buxhetin e vitit 2021, Shehi e ka quajtur elektoral duke thënë se është bërë vetëm për zhurmë dhe se rritja ekonomike me 5.5% është  e pamundur.

"Ky buxhet është puro elektoral. Është bërë për vota për të bërë zhurmë.  Ka  ka disa shifra kaq tqë çuditshme dhe të pamundura për tu  arrit saqë duhet me bë propagandë dhe është projektuar për një grabitje me të madhe. Do mblidhen të ardhurat 125 më shumë thotë, si do mblidhen në një vit në është më i keqi. Si do mblidhen, dhe e fundit brenda këtij buxheti që u mbush me letra bosh, brenda kësaj do rrisim nivelin e investimeve. Rritja eknomike me 5.5% e vështirë. Ska llogjikë është e pamundur", shtoi ai.

Sa i përket situatës së pandemisë, Shehu tha se Rama nuk e merr parasysh opozitën dhe as propozimin e saj, dhe as nuk ka kërkuar që ta thërrasë në takim. Ai i ka sugjeruar Ramës që të ftojë opozitën në takim dhe të dëgjojë propozimet e tyre. Këtu ka sugjeruar edhe që vedni jonë të ndjekë protokollet e vendeve të tjera të zhvilluara në përballimin e situatës së COVID.