Shemben dy pallate në Thumanë, ishin bërë të pabanueshme nga tërmeti i 26 nëntorit

28 Nëntor 2019, 20:24

Dy pallate në Thumanë të cilët janë të pabanueshme është shembur ditën e sotme. Ato kishin marrë dëmtime të shumta për shkak të lëkundjeve të tërmetit të 26 nëntorit dhe pasgoditjeve të tjera që pasuan, e për pasojë autoritetet kanë vendosur që ta shembin. Ndërkohë, nesër në mëngjes do të rinis shembja e ndërtesave të tjera, pasi të bëhet vlerësimi nga Bashkia e këtij qytetit.

  •