Shembet me eksploziv objekti 7 katësh tek Unaza e Madhe, IKMT: U përdorën 10 kg lëndë shpërthyese

26 Mars 2021, 18:17 | Përditesimi: 26 Mars 2021, 18:17

Një objekt 7-katësh është shembur me eksploziv ditën e sotme tek Unaza e Madhe e Tiranës.

IKMIT bën me dije se objekti ka rënë me sukses dhe për ta hedhur në erë u përdorën 10 kg lëndë eksplozive që ishin vendosur në 350 vrima të hapura në trupin e objektit.

r.k./Shqiptarja.com