Shembja e bizneseve në Jalë, pronarët: Na latë rrugëve, kemi bërë si gjithë shqiptarët

18 Shtator 2018, 11:24

Pronarët e bizneseve të shembura në Jalë nga IKMT mëngjesin e sotëm, kanë folur për Report Tv dhe kanë thënë se kanë rreth 30 vite në këtë tokë. Ata thonë se pavarësisht vendimit të ALUIZNI-t, vendimi për prishjen e objekteve nuk duhet të kishte ndodhur. Një prej tyre, ka thënë kanë vepruar njësoj si të gjithë shqiptarët.

Kemi bukën e fëmijëve, na latë rrugëve, more! Edi Rama, je kriminel me pagesë!

Siç e patë, ne si familje kemi kaq ditë që jemi çorientuar. Këtu është korrupsion i madh, duan rërën, duan dhe malin. Duan të na heqin objektet që kemi 30 vite si familje. Duan të na asgjësojnë krejtësisht. Po na prishin objektet bashkë me mallrat që kemi brenda. Sot jemi midis rrugëve. Fëmijët tanë s’kanë ku të venë. Të 6 objektet këtu janë shtëpi banimi, të pajisur me dokumente. S’kemi marrë njoftim. Duam të na sjellin urdhërin me shkrim. Në orën  07:30 kanë sjellë tërë këto forca sigurie, kam bërë një gabim në jetën time: I dhashë 300 vota Edi Ramës që më ka mashtruar.

Një nga pronarët e bizneseve të shembura në Jalë

Jemi pronarë që nga ’92-shi.  S’po na lenë të marrim as rrobat tona. Kemi dokumentet, kemi 30 vite këtu. Në vitin 2016 na pa ministria e Mbrojtjes këtu? Ku i gjeti 45 mijë metra katrorë policia. Po na hedhin gjërat në tokë. S’kemi bërë krim, kemi bërë si gjithë shqiptarët.

Pronarët e bizneseve të shembura në Jalë

    No videos found.