Shembja e hotelit të saj i mori jetën të atit, shoqërohet bashkëshortja e pronarit të Vila Palmës

14 Dhjetor 2019, 10:31

Report Tv mëson se Dëshira Qato, bashkëshortja e pronarit të Vila Palmës, shefe urbanistike në qytetin e Kavajës. Nga shembja e Vila Palmës humbi jetën babai i saj Sadik Qato, ndërsa u nxor i gjallë djali i saj Klajdi Qato. Dy ditë para tërmetit, kishte qenë i mbushur me turistë nga Çekia, çka mund të kishte sjellë një bilanc më tragjik.

Ky hotel kishte dy kate shtesë, nga 6 kate që kishte marrë lejen nga ish-komuna e Rrashbullit. Objekti është kolauduar nga vetë pronari i “Vila Palma” Arben Qato, kolaudim i cili i ka hapur rrugë ndërtimit edhe të dy kateve shtesë, duke mbingarkuar kolonat e godinës me mbipeshë. 

Momentalisht në prokurorinë e Kavajës, ka të hapur një dosje penale për Dëshira Qato shefe Urbanistike në Kavajë, ish-kryebashkiakun Isa Sakja dhe dhe Dritan Kazazin, të cilët janë në hetim për “Shpërdorim detyre”, për dhënien e 7 lejeve ndërtimore në bregdetin e Kavajës.