Shembja e 'Sami Frashërit'/ Julka: Klasa jonë ka nxjerrë figura të spikatur, e takohemi ende..

24 Prill 2020, 15:09

Godina e shkollës "Sami Frashëri" është shembur, por kujtimet vijojnë të mbeten gjallë nga nxënësit që kanë mësuar në ato banka. Një nga ato studente, është edhe këngëtarja e moderatorja Julka Gramo. Momentet e para i ka të shembjes, Julka i ka humbur, por grupi i WhatsApp, që ka me ish-Samistat, i kanë dërguar foto dhe video, madje si për ironi të fatit dritaret e klasës së tyre duket se po rezistonin. Në një intervistë për Report Tv, ajo ka rrëfyer për emocionet e përjetuara "Me thënë të drejtën imazhet e para duke qenë se kam qenë e impenjuar me fëmijët, nuk është se i kisha parë, por kemi një grup chati me komplet klasën e gjimnazit dhe aty erdhën pamjet e para, madje po bënim shaka duke rrethuar dritaret e klasës, e thonim nuk po shembet dot klasa kërkojnë ndihma. Të vjen keq kur sheh pamje të tilla, se janë vite të jetuara shumë bukur ato të gjimnazit dhe këtë e dëshmon fakti që vazhdojmë të jemi ende në komunikim me njëri-tjetrin. Aty kam dy mikeshat e mia të ngushta. Nuk është se na e kanë kërkuar një gjë të tillë. Ka shumë, edhe zoti Ilir Meta nga aty ka dalë, po të kërkonim gjithë cepat nuk do linim vend për ata të rinj që ruajnë kujtimet e mundshme. Zgjidhja është të mos zhvillohet mësim me dy turne.