Shembja e ‘Sami Frashërit’, Veliaj i emocionuar: Kam kujtime të bukura!Shkolla gati shtatorin tjetër

24 Prill 2020, 12:13 | Përditesimi i fundit: 2020-04-24 14:02:42

TIRANE-Paraditen e sotme nisi shembja e gjimnazit 'Sami Frashëri' në kryeqytet. Mjediset e gjimnazit u zbrazën për t’i lënë vendin shembjes së plotë të godinës ditën e sotme. Gjimnazi u ndërtua në vitet '60. Pas vlerësimit nga ekspertët u vendos se shkolla duhet shembur. 

Kryebashkiaku Erion Veliaj ndoqi nga afër nisjen e punës për shembjen e shkollës, ndërsa si ish-nxënës i 'Sami Frashërit' tha se kjo është një ditë me plotë emocione dhe kujtime, por që i përcjellim njëherë e mirë.

"Unë e kam mbaruar shkollën në vitin 1997, por vjen një moment që duhet t'i themi lamtumirë nostalgjisë dhe kujtimeve. Shpesh herë kemi ndërhyrë për estetikë, por nuk është zëvendësim i kolonave dhe themeleve. Pasi u pa nga grupet e huaja u arrit në konkluzionin se nostalgjisë duhet ti themi lamtumirë.