Shembja e Teatrit Kombëtar? Qytetari ka një mesazh për Ramën e Veliajn

16 Maj 2020, 13:29 | Përditesimi i fundit: 2020-05-16 13:29:27

A duhet shembur Teatri Kombëtar? Kjo ishte çështja që u diskutua mëngjesin e sotëm në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv . Një qytetar që u bë pjesë e programit ishte kundër shembjes së teatrit dhe madje kishte edhe një mesazh të drejtëpërdrejtë për kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj që të tërhiqen nga teatri dhe te merren me detyra të tjera.